S’ka marrëveshje për kodin telefonik në Bruksel

30 Shtator 2016 - 17:06      

Sot, pas pesë ditësh të takimeve intensive për çështjet e kodit telefonik në Bruksel, nuk është arritur ende marrëveshja për implementim, me gjithë përparimet e vogla në disa aspekte.

Sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë, ministrja Edita Tahiri deklaron se gjatë gjithë kësaj kohe delegacioni i Kosovës ka mbrojtur interesat e shtetit, ka mbrojtur marrëveshjen për telekom dhe planin aksional dhe kategorikisht ka qenë i vendosur të mos pranojë kërkesat e palës serbe që dalin jashtë marrëveshjes për telekomin. Siç është thënë edhe më përpara pala serbe duke e shkelur marrëveshjen ka kërkuar shtrirje të antenave të telekomit në të gjithë Kosovën dhe ka pasur tendenca për t'i uzurpuar asetet e telekomit të Kosovës.

Lexo edhe: Serbia kushtëzon kodin me asetet e Telekomit dhe shtrirje në krejt Kosovën

Delegacioni i Kosovës i është përgjigjur palës serbe, se këto janë vija të kuqe të përcaktuara me marrëveshjen e telekomit, prandaj edhe nuk ka lejuar devijimin nga marrëveshja.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga ministrja Tahiri kishte në përbërje edhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i znj. Tahiri, Gazmir Raci, këshilltar politik dhe koordinator politik i çështjes së telekomit, Kreshnik Gashi, koordinator teknik dhe kryetar i bordit të ARKEP, Ilir Imeri, shef i departamentit për komunikime elektronike në ARKEP, Rexhë Gjonbalaj, kryetar i bordit të Telekomit të Kosovës, Mehdi Latifaj, drejtor teknik i Telekomit të Kosovës, Gazmend Mejzini, kryeshef i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Zana Bejta, udhëheqëse e departamentit ligjor në IPKO dhe Haxhi Bajraktari nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...