30 Shtator 2016 - 15:39
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot në konferencë për shtyp kumtoi se komisionet amë dje patën takim me profesorët të cilët janë zgjedhur të jenë pjesë e kuadrit mësimor të institucionit të arsimit të lartë, transmeton Zhurnal. Është zgjedhur edhe Senati, i cili, ndërkaq, për u.d. rektor të Universitetit "Nëna Terezë" e zgjodhi Aziz Pollozhanin, ish-ministër i Arsimit. Mandati i tij është gjashtë muaj, në mënyrë që, siç tha Lutfiu, të mos ketë komoditet, ndërkaq do t'i vazhdohet varësisht nga rezultatet e treguara.
Për kuadër mësimor kanë aplikuar 170 persona, ndërsa janë zgjedhur 45 të cilët i plotësojnë kushtet. Së shpejti do të shpallet edhe një konkurs për 39 vende mësimdhënësish.
Për universitetin e ri nga buxheti janë siguruar 80 milionë denarë. Në përbërje të tij janë pesë fakultete në të cilat janë sistemuar tani për tani 45 profesorë dhe asistentë: fakulteti për shkenca sociale (pesë profesorë dhe tre asistentë), për shkenca informatike (katër profesorë dhe gjashtë asistentë), për shkenca teknologjike (pesë profesorë dhe tre asistentë) për shkenca teknike (shtatë profesorë dhe shtatë asistentë) dhe fakulteti për ndërtimtari dhe arkitekturë (tre profesorë dhe dy asistentë).
"Po e përgatisim dokumentacionin teknik për në Regjistrin Qendror në mënyrë që javën e ardhshme të marrim vendimin si subjekt juridik. Më pas Minsitria jep vendimin për punë. Pritet që për dy javë të mbahet ora e parë", tha Lutfiu.
Kumtoi se deri më tani janë paraqitur 80 kandidatë që dëshirojnë të studiojnë në universitetin e ri. Paraqitja elektronike do të zgjasë deri nga mesi i tetorit. Kandidatët e regjistruar onlline më pas do të thirren për t'i sjellë dokumentat. Konkursi parasheh 1220 vende për regjistrim të studentëve në vitin e parë për të gjitha pesë fakultetet e Universitetit "Nëna Terezë".
Në marrëveshje me Universitetin e Shtulit, universiteti i ri për mësim do t'i shfrytëzojë hapësirat e tij në Shkup. Në vitin 2017 pritet të fillojë ndërtimi i objektit të ri të dedikuar për Universitetin “Nëna Tereze” në vendin e kazermës "Ilinden".
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...