30 Shtator 2016 - 15:25
Pas mbledhjes, nënkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi, tha se ligji u miratua pas një beteje disajavore, gjatë të cilës opozita ngriti pesë çështje thelbësore dhe që kishin të bënin me antikushtetuetshmërinë që çon drejt kapjes nga qeveria të organeve antikorrupsion. Siç transmeton ATSH, “Të gjitha çështjet u pranuan dhe sot janë të përfshira në Ligjin e SPAK-ut”, tha Bylykbashi.
Pr/ligji për SPAK rregullon funksionimin e Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatave speciale, organeve përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Miratimi i këti drafti i hap rrugën miratimit më 6 tetor në parlament të paketës prej 6 ligjesh, që do të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...