30 Shtator 2016 - 14:57
Ai me këtë rast ka thënë se Isa Mustafa po hesht duke besuar që heshtja e tij e zbut Serbinë.
“Arrestimi i Drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit, shpërfaqë edhe një herë nënshtrimin politik të Republikës së Kosovës karshi Serbisë. Në njërën anë, Serbia arreston Drejtorin e policisë së Kosovës, e, në anën tjetër, Qeveria e Kosovës flet për marrëdhëniet e mira me Serbinë”, ka shkruar ai. .
Sipas Ymerit Isa Mustafa po hesht duke besuar që heshtja e tij e zbut Serbinë. Duke heshtur kemi rënë kaq poshtë. Nëse vazhdohet me heshtje, edhe arrestime tjera do të pasojnë. Zaten, kur nuk ia kërkon Serbisë dëmshpërblimin për luftën ajo t’i vazhdon dëmtimet edhe në paqe.
Lideri i Vetëvendosjes ka shtuar se ë’shtë e qartë që sa më të përulur ndaj Serbisë dhe sa më zemërgjërë ndaj kërkesave të saj, aq më e egër dhe insistuese bëhet ajo. Nuk ka normalizim të marrëdhënieve e as marrëveshje me Serbinë pa e njohur njëherë ajo pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.
“Republika e Kosovës e ka vetëm një rrugë: atë të kushtëzimit të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës ndaj Serbisë me secilën levë kushtëzimi që e kemi në dorë (si p.sh. ndalimi i çfarëdo marrëdhënie ekonomike e tregtare prej të cilave Serbia nxjerrë përfitime të mëdha e Kosova pëson humbje të mëdha)”, ka shkruar Ymeri dhe ka përfunduar.
“Rruga e Qeverisë është e kundërt: Kosova koncesione politike e ekonomike Serbisë, e Serbia arrestime dhe akuza për terrorizëm ndaj Kosovës”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...