Përmbyllet projekti i punësimit për të rinjtë romë, ashkali dhe egjiptianë

30 Shtator 2016 - 14:54      

Fondacioni CREATE organizoi sot ceremoninë përmbyllëse për projektin ‘Ngritja e punësimit për të rinjtë romë, ashkali dhe egjiptianë”.

Ky projekt nëntëmujor është financuar nga Zyra zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë, përmes programit Ngritja e punësimit për të rinjtë, e implementuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation në partneritet me Management Development Associates. Pjesëmarrës në këtë ceremoni, përveç përfituesve, ishin edhe zëvendësministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, zyrtarë të lartë të HELVETAS Swiss Intercooperation dhe Management Development Associates si dhe zyrtarë komunalë.

Ky projekt ka mundësuar krijimin e nëntë vendeve të reja të punës për të rinjtë nga komunitetet RAE. Gjithashtu, 28 të rinj RAE ishin të inkuadruar në programin e aftësimit profesional, mundësuar nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe 56 të rinj RAE ishin inkuadruar në praktikë pune në bizneset private.

Në vazhdimësi, projekti ka bërë të mundur zhvillimin e aftësive të buta, për 126 të rinj RAE në lidhje me përgatitjen e rezymeve për punësim dhe kërkim/aplikim për punë. Në kuadër të projektit gjithashtu janë organizuar disa vizita (B2B – Biznes në Biznes) në mes të ndërmarrësve të rinj RAE dhe atyre shqiptarë për të stimuluar bashkëpunimin në biznes.

Projekti ka mundësuar pjesëmarrjen e të rinjve RAE në panairet e punës të organizuara në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...