VV: Qeveria po hesht përjashtimin e punëtorëve në KEDS

30 Shtator 2016 - 14:30      

Partia Vetëvendosje në një konferencë shtypi ka thënës e Qeveria po e hesht përjashtimin e punëtorëve nga puna në KEDS, transmeton Koha.net.

Deputeti Faton Topalli dhe Drejtuesi i Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha, në një konferencë për media të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kundërshtuan dhe kërkuan përgjegjësi nga qeveria për këto përjashtime nga puna të punëtorëve nga kompania KEDS-i.

“Pa asnjë përgjegjësi morale dhe ligjore ka larguar para dy ditësh 95 punëtorë, 75 në maj dhe 160 brenda një viti përmes presioneve e shantazheve. Këto janë pasojat aktuale të privatizimit, por jo të fundit. Diku rreth 332 brenda vitit”, ka thënë deputeti Topalli, duke folur përjashtimet që ka bërë KEDS-i.

Topalli shtoi se këto janë pasoja të privatizimit të dëmshëm, duke përmendur privatizimin e KEDS-it nga kompania turke ‘Limak’, për vetëm 26.3 milionë euro. Ai përmendi edhe punonjësit e papunë të Ferronikelit në Drenas.

Më tej, deputeti Topalli paralajmëroi largimin nga puna edhe të një numri të punëtorëve nga Bechtel Enka, duke treguar që së fundi kjo kompani ka sjellë në Kosovë 50 punëtorë nga Rumania, që kanë ardhur për të kryer punë që kryhen nga punëtorët kosovarë.
Topalli kërkoi që Qeveria të ndërmarrë masa për t’iu dalë në mbrojtje punëtorëve të Kosovës, të cilët janë kategoria më e shtypur dhe e diskriminuar në vend.

“Punëmarrësi në Kosovë janë kategoria më diskriminuar në vendin tonë. Ata janë lënë pa mbrojtje ligjore dhe pa asnjë mbrojtje të mirëfilltë. Oraret e gjata të punës, kushtet e vështira në punë, mungesa e sigurimeve shëndetësore, mungesa e kompensimit të rrogave pas fatkeqësive në punë, puna me muaj dhe ndonjëherë me vite pa asnjë ditë pushi, janë vetëm disa nga problemet që i bëjnë punëmarrësit e Kosovës në skllevër të vërtetë”, ka përfunduar fjalën e tij deputeti Faton Topalli.
Kurse Naim Hoxha, tha që largimet e punëtorëve nga puna rrit papunësinë dhe ua pamundëson punëtorëve që kryesisht janë mbi 40 vjeçar mundësinë për një jetë me dinjitet.

“Në anën tjetër përjashtimi nga vendet e punës e përjashton dijen dhe përvojën që shoqëria e ka krijuar për një kohë të gjatë në fusha specifike të industrisë së prodhimit, duke kushtëzuar njëkohësisht kualifikim të fuqisë punëtore”, ka thënë Hoxha.
“Ky proces privatizimi e ka shpërfilluar plotësisht faktin që këta janë njerëz, me familje, me përvojë jetësore e profesionale, me histori, të drejta, dinjitet e mundësi. Kështu secili punëtor është i largueshëm. Tërë kjo për ta rritur profitin e KEDS-it duke e ulur koston e punës”, ka shtuar Hoxha.

Në fund u tha se Vetëvendosje do të merret me këtë çështje dhe me çdo padrejtësi ndaj secilit punëtor, duke bërë presion ndaj institucioneve dhe duke mbrojtur ata, e duke qenë me ta në organizimet e tyre.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...