Në Ditën e Informimit, Veseli premton transparencë e partneritet

30 Shtator 2016 - 14:17      

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të qasjes në informata, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, organizoi sot pritje për përfaqësuesit e mediave, të cilat përcjellin punën e Kuvendit.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeparlamentari Veseli falënderoi përfaqësuesit e mediave për bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin e Kosovës dhe për raportimet e tyre profesionale. Kryeparlamentari Veseli tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucion i hapur dhe transparent, me qasje të avancuar të bashkëpunimit me gazetarët. Ai potencoi përkushtimin e tij dhe të Kuvendit në përgjithësi, për të krijuar lehtësira sa më të mëdha për përfaqësuesit medialë, gjatë raportimeve të tyre nga ky institucion.

“Ne do ta vazhdojmë partneritetin tonë dhe transparencën para publikut, sepse, në të kundërtën, do të binim ndesh edhe me Kushtetutën tonë. Jam i sigurt se me punë të përbashkët, duke respektuar ndarjen e roleve të përgjegjësisë të secilës palë, do të kemi suksese të reja, në të mirën e institucioneve të Kosovës dhe në funksion të interesit publik”, theksoi kryetari Veseli.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Shkëlqim Hysenaj, nga ana e tij, potencoi bashkëpunimin midis Kuvendit dhe mediave, duke theksuar, gjithashtu, përkushtimin e komunitetit të gazetarëve për ta forcuar më tej këtë bashkëpunim, në funksion të lehtësimit të punës së tyre dhe të raportimit nga mjediset institucionale.

Gjatë këtij takimi, u lansua edhe platforma e transmetimit të drejtpërdrejtë të mbledhjeve plenare të Kuvendit në faqen elektronike të Kuvendit, me mundësi të lidhjes nga të gjitha mediat e interesuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...