Daçiq provokon: Shqiptarët e Kosovës pakicë në kuadër të Serbisë

30 Shtator 2016 - 14:03      

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka folur sot lidhur me idenë e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, transmeton Koha.net.

Sipas asaj që përcjell b92, Daçiq ka thënë se është mirë që doli në opinion kjo ide, pasi, tha ai, bashkësia ndërkombëtare mund të shohë se Serbia ka pasur të drejtë dhe se esenca e e politikë së tyre ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

"Ne për këtë kemi folur para 20-30 vjetësh, atje nuk jetojnë dy popuj, ata nuk janë kosovarë, por shqiptarë që jetojnë në Kosovë ashtu siç jetojnë edhe serbët në Kosovë” ,ka thënë Daçi duke shtuar se kjo dëshmon se po keqpërdoret tregimi i të drejtës për vetëvendosje të shqiptarëve në Kosovë” ka thënë Daçiq.
Ai ka theksuar populli shqiptar përmes Shqipërisë ka realizuar të drejtën për vetëvendosje , por në Kosovës shqiptarët janë minoritet kombëtar në kuadër të Serbisë që nuk ka të drejtë për vetëvendosje.

"Derisa dikush nga Perëndimi nuk ua bën me sy, (referendumi) me siguri se nuk do të mbahet”, ka përfunduar Daçiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...