Për 81 vende në Parlamentin e Malit të Zi garojnë 17 subjekte me 1.129 kandidatë

30 Shtator 2016 - 14:01      

Podgoricë, 30 shtator - Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 16 tetor janë parashtruar 17 lista zgjedhore. Siç transmeton AA, për Parlamentin e Malit të Zi, i cili ka 81 ulëse, do të garojnë 1.129 kandidatë.

Lista "Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare", do të jetë e para në fletën e votimit, ndërsa e dyta në listë do të jetë "Shteti për të gjithë - PSD - Ranko Krivokapiq", Me short, e treta do të gjendet lista " Koalicioni shqiptar me një qëllim - Gëzim Hajdinaga", e katërta në votim do të jetë Alternatia e Malit të Zi, dhe e pesta "Mali i Zi Pozitiv - Darko Pajoviq, sepse e dua Malin e Zi", ndërsa lista e kryeministrit aktual "Me hapa të sigurt, PDS-Milo Gjukanoviq" do të jetë me numrin gjashtë dhe kështu me radhë.

Historia e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi tregon se mbi 17 lista në zgjedhjet kishte në vitin 1992 dhe 1996. Kështu, në vitin 1990 ishin 10 lista, ndërsa në vitin 1992 19 lista. Katër vite më vonë, në zgjedhje ishin 20 lista, ndërkohë që në vitin 1998 - 17 lista. Tre vite më vonë në zgjedhje ishin 16 lista, kurse një vit më vonë, në zgjedhjet e parakohshme për pushtet garuan 10 lista. Në zgjedhjet e para në Malin e Zi të pavarur, në shtator të vitit 2006 ishin paraqitur 12 lista, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009 16 lista. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, 2012, morën pjesë 13 lista.

Në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2012, kur ishin parashtruar 13 lista, në garën zgjedhore për të siguruar ulëse në parlament, në këto zgjedhje janë regjistruar 288 kandidatë më shumë.

Politologu Vladimir Jovanoviq, duke komentuar mbi numrin e madh të kandidatëve për deputetë, në intervistë për AA thotë se numri i madh i listave zgjedhore "është i dobishëm për demokracinë".

"Nëse marrim parasysh se dy vitet e fundit pati një fragmentim të subjekteve politike dhe prishje të koalicioneve politike ekzistuese, ishte e pritshme që të kemi një numër të madh të listave zgjedhore. Megjithatë, çështja është se lufta zgjedhore do të zhvillohet vetëm ndërmjet 7 ose 8 të listave zgjedhore, ndërsa të tjerat janë paraqitur në zgjedhje vetëm 'formalisht', që do të tregojnë rezultatet e zgjedhjeve. Numri i madh i listave zgjedhore sigurisht është e mirë për demokracinë, sepse në këtë rast qytetarëve u ofrohet të zgjedhin mes disa opsioneve të ndryshme", tha Jovanoviq.

Përveç zgjedhjeve parlamentare, më 16 tetor do të mbahen edhe zgjedhjet lokale në katër komuna malazeze. Bëhet fjalë për Kotorin, Budvën, Andrijevicën dhe Gucinë. Për zgjedhjet në Kotor janë parashtruar 12 lista, në Budvë 10 lista, në Guci janë dorëzuar 8 lista, dhe në Andrijevicë 7.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...