Haradinaj kërkon formimin urgjent të Ushtrisë së Kosovës

30 Shtator 2016 - 13:16      

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndër dy tema që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme ka veçuar formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe revitalizimin e Trepçës.

Në vazhdim, postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

1. Meqë Demarkacionin është tërhequr nga votimi në Parlament dhe Asociacionin është gjetur se është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës;

2. Dhe meqenëse këto dy marrëveshje kanë mbërritur në një pikë të kundërshtimit të përgjithshëm politik e popullor;

“Është e domosdoshme që Qeveria e Kosovës, të heq dorë nga eksperimentimi i mëtejshëm me to, dhe t’i tërheq ato në versionin e tanishëm.

Kosova sot përballet me një varg çështjesh të tjera të rëndësishme dhe urgjente për t’u zgjidhur, që nga lufta kundër krimit e korrupsionit e deri te shfrytëzimi i resurseve natyrore, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Dy prej temave kërkojnë zgjidhje të menjëhershme janë:

A) Krijimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të bëhet urgjentisht, dhe shtyrja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, po bëhet pa asnjë arsye të qëndrueshme

B) Trepça, si njëra prej potencialeve më të mëdha të Kosovës, duhet të revitalizohet urgjentisht dhe të mos lihet kështu siç është, në duart e eksploatuesve ordinerë!

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...