Ahmeti: Kisha është politike, jo fetare

30 Shtator 2016 - 13:04      

Çështja e kishës së ndërtuar pa leje në kohën e regjimit ë Slobodan Milosheviqit në truallin e Universitetit të Prishtinës, është çështje e ndjeshme që duhet të zgjidhet në Parlamentin e Kosovës, ka thënë kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, transmeton Koha.net.

Ahmeti, për rtv kim ka thënë se nuk angazhohet për rrëzimin kishës, porse lufton kundër padrejtësisë bërë në kohën e regjimit të Milosheviqit i cili Universitetit ia ka marrë 4,2 hektarë dhe ata ia ka dhënë Kishës Ortodokse serbe.
Në konstatimin se vendimin për këtë parcelë të kishës e kishte nënshkruar shqiptari Hamdi Vraniqi, atëbotë kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Prishtinës, Ahmeti ka thënë se nuk beson të ekzistojë një dokument i tillë pasi s’e ka parë.

Ai ka thënë se ndërtimi i kishës ka pasur për qëllim kolonizimin e Kisha Ortodokse serbe nuk është mirë të identifikohet me këtë objekt.

“Kjo nuk është çështje e lirive fetar, kjo nuk është çështje e propagandës se një prefekt shqiptar nuk iu jep diçka serbëve, por është çështje politike për shkak se trualli i është marrë Universitetit në qendër të qytetit në kohën kur janë ndërtuar banesa për policinë serbe, në kohën kur janë ndërtuar banesa për refugjatët nga Bosnja e Kroacia”, ka thënë Ahmeti i cili ka vazhduar:

„Kjo çështje nuk i takon vetëm Prishtinës, mendoj se kjo është propagandë edhe e disa politikanëve në Qeveri , e edhe e Hashim Thaçit për të cilin është me shumë rëndësi që të tregohet si njëfarë personi tolerant ndaj bashkësisë serbe“.
Ahmeti ka hedhur poshtë pohimet e KOS-it dhe të zëvendëskryeministrit Branimir Stojanoviq se kisha do të rindërtohet dhe porosit se kisha do të shndërrohet në objektin me dedikim artistik sikur që është Passage në Milano.
Ai nuk foli për propozimin e studentëve që kisha të shndërrohet në muze gjenocidi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...