Diplomatë nga Serbia, dy herë brenda muajit në Kosovë

30 Shtator 2016 - 11:28      

Nëpunës të Ministrisë së Punëve të jashtme të Serbisë sot e nesër qëndrojnë në Kosovë. Kjo është vizita e tyre e dytë në vendin tonë brenda këtij muaji, transmeton Koha.net.

Siç njofton Zyra për Kosovën, përcjell radiokim, kjo vizitë është rast që diplomatët serbë, të cilët në periudhën e ardhshme do të zënë vend në përfaqësitë diplomatike e konsullore të Serbisë nëpër botë, që në Kosovë do të njihen me problemet e bashkësisë serbe në Kosovë dhe me objektet e trashëgimisë kulturore, të cilat do t’i promovojnë dhe do t’i mbrojnë në skenën ndërkombëtare.

"Gjatë qëndrimit në Kosovë, përfaqësuesit e MPJ të Serbisë, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të MPJS-së Velko Odaloviq dhe me zëvendësdrejtorin e Zyrës për Kosovën Zhelko Joviq do të vizitojnë Graçanicën, Prizrenin, Hoqën e Madhe, Bogosllovinë e Prizreni, manastiret e Graçanicës, të Banjskës, të Deçanit, Shën Arkangjeli, Patrikanën e Pejës, Katedralen Shën Gjorgji dhe Shën Premten”, njofton Zyra e Kosovës.

Te portat e manastirit të Graçanicës, medieve do t’iu drejtohet sekretari i Përgjithshëm i MSP-së Velko Odaloviq dhe zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën Zhelko Joviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...