Deputetë të Kosovës takohen me Lunaçekun

30 Shtator 2016 - 11:27      

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, i shoqëruar nga deputetët e Komisionit për Integrime Evropiane, kanë takuar në Bruksel raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon dhe zëvendëskryetaren e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, njofton kumtesa nga Kuvendi, transmeton Koha.net.

Gjatë takimeve të ndara, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë mesazhe të qarta se Kosova ka perspektivë evropiane dhe institucionet duhet të përmbushin obligimet e marra në luftën kundër dukurive negative, në mënyrë që vendi të ecë më shpejt në integrimet euro atlantike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...