Mustafa: S’mund të përballojmë shpenzimet për veteranë

30 Shtator 2016 - 10:46      

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thënë se është e pamundur të përballohen shpenzimet për kategorinë e veteranëve.

Ai ka shtuar se gjendja është e rëndë dhe e pakëndshme.
Madje, I pari i Qeverisë ka deklaruar se që nga FMN kanë kërkuar që të bëhet një zgjidhje për këtë, duke mos u rrezikuar qëndrueshmëria buxhetore.

“Nëse nuk gjejmë zgjidhje ne do të rrezikojmë marrëveshjet me FMN-në, kreditë ndërkombëtare dhe mjete tjera që i marrim nga institucionet e BE së. Ne nuk mund të paguajmë mjetë për individë që janë në lista, e nuk i kanë meritat”, ka thënë Mustafa.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka ngritur çështjen e mungesës së mjeteve për pensionet e veteranëve të luftës.
Ai ka thënë se Ministria që është drejton është në konsultim me Ministrinë e Financave për gjetjen e mjeteve, pasi sipas tij, janë në minus 1.6 milionë euro për muajin shtator.

“Besoj që shumë shpejtë do të reagojmë për pagesën e këtij muaji dhe do të punojmë për gjetjen e mjeteve. Ne kemi rekomandim nga auditori që të bëjmë ndalesa për dy pensionet. Besojmë që gjatë javës në vijim do të sjellim projektligjin, ku do të definohen më qartë, sepse janë prekur familjet e luftës”, tha Abrashi.
Lidhur me këtë, ministri i Financave, Avdullah Hoti se në buxhetin e vitit 2016, për këtë kategori janë paraparë 25 milionë euro, por janë shtuar edhe 7 milionë euro të tjera.

“Duhet të konsultohemi si të procedojmë sepse mjetet janë zero për këtë kategori. Mjetet e parapara janë shumë më pak se sa e kemi numrin e veteranëve”, tha Hoti.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...