Qeveria hesht për arrestimin e drejtorit të Policisë nga autoritetet serbe

30 Shtator 2016 - 10:38      

Drejtori rajonal i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi, është arrestuar të mërkurën mbrëma nga autoritetet serbe në vendkalimin Kosovë-Serbi, në Konçul, shkruan sot Koha Ditore.

Ai është arrestuar mbi bazën e një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Nish, në vitin 2010, nën dyshimin për terrorizëm. Thaçi ishte nisur drejt Perëndimit dhe Serbinë e shfrytëzonte si vend transit. Arrestimin e tij e kanë konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe Policia e Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk kanë reaguar fare për këtë rast, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të kërkuar informacione më shumë rreth arrestimit të Thaçit, por ata kanë kërkuar që për këtë t’i drejtohemi Ministrisë së Punëve të Jashtme. E as në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur lidhur me interesimin e gazetës për rastin. Gazeta kontaktuar me zëvendësministrin Valon Murtezaj, por ai ka thanë se për këtë është duke u marrë Ministria për Dialog...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...