Gatishmëri e ndërsjellë për thellim të bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës e Çekisë

30 Shtator 2016 - 10:07      

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në kuadër të punimeve të konferencës “Idetë e mençura dhe koncepti i ri për rigjenerimin ekonomik të Evropës”, që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, zhvilloi takim bilateral me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë të Republikës Çeke, z. Jan Mladek.

Sipas njoftimit për medie, ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar në shumë fusha me Republikën Çeke, me theks të veçantë në atë të ekonomisë. Ministria Bajrami shpalosi potencialet e Kosovës për investime të huaja dhe e informoi ministrin Mladek për ambientin e biznesit në vendin tonë.

Në anën tjetër, ministri Mladek shprehu interesim për dy sektorë, në veçanti atë të përpunimit të produkteve bujqësore dhe të energjisë së ripërtërishme .

Të dy ministrat u dakorduan që të formojnë së shpejti një grup ndërqeveritar për të rritur bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...