30 Shtator 2016 - 08:17
Por dy rezolutat e propozuara nga iniciuesit e interpelancës, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk janë hedhur fare në votim për shkak të mungesës së kuorumit. Opozita ka fajësuar Qeverinë se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka sjellë integrimin e serbëve dhe se marrëveshjet e deritashme vetëm sa e kanë legalizuar prezencën e shtetit serb në veriun e populluar me shumicë serbe.
Por kryeministri Isa Mustafa ka folur për progres në veri dhe integrim të serbëve në institucione. Edhe pse iu kërkua, shefi i Qeverisë asnjë fjalë nuk e ka thënë për arrestimin e drejtorit të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, nga policia serbe. Diskutimet për veriun kanë përplasur deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe atë të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi të cilët kanë akuzuar njëri-tjetrin për pengim të kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre në veri.
(Çfarë ka ndodhur dje në Kuvend deh si është zhvilluar debati për të gjitha këto, mund të lexoni sot gjerësisht në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...