Hetohen menaxherët e SHSKUK-së, ministri Rrahmani paralajmëron masa ndaj tyre

30 Shtator 2016 - 07:12      

Mënyra se si do të definohet tenderi “Pastrimi i hapësirave spitalore” mund të përcaktojë edhe fatin e disa menaxherëve të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.

Mënyra e jashtëligjshme e shpalljeve të fituesve dhe rritja e çmimit të tenderit, e cila ka tejkaluar vlerën e buxhetit që posedon SHSKUK-ja, sipas ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, nuk do të kalojë pa ndëshkim për përgjegjësit që e kanë sjellë në gjendje këtë institucion, shkruan sot Koha Ditore.

Ky tender e ka aktivizuar Prokurorinë e Shtetit. Burime të gazetës kanë thënë se Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Krimeve Ekonomike janë duke e hetuar mënyrën sesi ka shkuar procesi i përzgjedhjes së fituesve dhe se si nëpërmjet këtij procesi i është shkaktuar dëm institucionit. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...