Çerkezi e Agani përplasen në distancë për kreun e PD-së

29 Shtator 2016 - 23:43      

Sylejman Çerkezi, kryetari i ri i Partisë së Drejtësisë, i zgjedhur në një proces të kontestuar nga kryetari Ferid Agani, ka thënë se do ta shqyrtojë pozicionin e partisë në koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se në bazë të marrëveshjes për koalicion kësaj partie i takon posti i një ministri, të cilin e mbante Agani.

E për Aganin, Çerkezi dhe të tjerët janë kujdesur që t’i lënë një vend në parti.

“Unë e kam propozuar zotin Agani për anëtar të Kryesisë së partisë dhe kjo gjë është miratuar nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i mbajtur këtë të mërkurë”, ka thënë ai në një bisedë për “Interaktiv” të KTV-së.

Ndërsa në anën tjetër, Ferid Agani thotë se do të mbetet kryetar i Partisë së Drejtësisë dhe nuk njeh asnjë Kuvend të partisë, që dje me shumicë votoi për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit. Agani thotë se ai kuvend nuk ishte legjitim sepse ka shkelur statutin e partisë.

“Mbrëmë nuk ka pas kuvend, ka pas tubim të anëtarëve që kanë pas pakënaqësi sa që kanë shkuar deri atje që kanë tentuar zgjedhjen e kryesisë së re të Partisë së Drejtësisë. Nuk është thirrur nga dy të tretat, që është kriter statusor, për t’u thirr kuvendi i partisë. Legjitime mund të jetë vetëm ajo që është bazuar në statutin e partisë. Aty thuhet qartë se për t’u thirrur kuvendi zgjedhor i partisë duhet të thirret nga dy të tretat e kryesisë së partisë. Ata mund të deklarojnë çka të donë”, ka thënë Agani për KTV-në duke shtuar se ka kërkuar sqarime edhe nga KQZ-ja.

Ai po ashtu ka deklaruar se pas tubimit të PD-së të mërkurën do të mblidhen organet e partisë për të vendosur për hapat dhe masat e radhës.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...