30 Shtator 2016 - 06:26
Prishtina zyrtare mbetet në pozicionin që të mos e ofrojë as të parën e as të dytën, shkruan sot Koha Ditore.
Për pasojë, në sirtarët e ITU-së ka gati një vit që pret për publikim në buletin një tekst, i cili flet për ndarjen e kodit telefonik për Kosovën.
Marrëveshja për telekomunikacionin që është mbërritur në 2013-n precizon që publikimi i kodit bëhet pasi Beogradi zyrtar të deponojë në ITU një letër zotimi, në të cilën do të deklarohej se “nuk kundërshton dhënien e kodit telefonik”.
Këtij ngërçi në çështjen që ka zgjatur më së shumti së diskutuari, nuk i është dhënë zgjidhje as të enjten.
Edita Tahiri, ministre për Dialog, e udhëheq delegacionin kosovar. Ajo ka thënë të enjten pasdite se gjatë gjithë këtij raundi bisedimesh që ka nisur të hënën, Serbia ka kërkuar që të uzurpojë asetet e Telekomit të Kosovës për llogari të operatorit serb. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...