Mustafa lavdëron opozitën: Sot u demonstrua me mendime e jo me dhunë

29 Shtator 2016 - 21:47      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka lavdëruar paraqitjen e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Duke thënë se opozita ishte e ngarkuar më tepër se duhej për Serbinë, Mustafa ka thënë se sot në Kuvend u demonstrua me mendime dhe jo me dhunë.

“Opozita, pas një pushimi të gjatë, sot e tëra ishte në Kuvend. Pa gaz lotsjellës, pa vezë, pa skaner. E ngarkuar pak më tepër sesa duhet me Serbinë, por e interesuar për shumë çështje të Kosovës. Vendin do ta ndërtojmë më mirë dhe më sigurt kur demonstrojmë mendime dhe ide, për të cilat nuk mund të pajtohemi gjithmonë. Por ato hyjnë në kujtesën tonë. Më mirë të demonstrojmë mendime, qoftë edhe mospajtime, dhe jo dhunë”, ka shkruar ai në Facebook.

Në seancën e sotme të Kuvendit në rend të ditës ishin dy interpelancat e kryeministrit, lidhur me kodin telefonik të Republikës së Kosovës dhe për situatën aktuale politike në veri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...