29 Shtator 2016 - 21:40
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Selimi i cili i tha Haxhiut se në kohën kur ai me ndërkombëtarët po formonin Policinë e Kosovës, Haxhiu me shefat e SHIK-ut pengonin doktorët të shkojnë në shtëpinë e tyre.
Këtë herë, deputeti i PDK-së nuk u mor me deputetin Selimi, por më vëllezërit e tij. Ai akuzoi Selimin se vëllezërit e tij kanë uzurpuar prona në Klinë dhe Prishtinë pas përfundimit të luftës.
“Mund sot të akuzojmë Ministrinë që nuk po bënë ndoshta maksimumin, por mos ta harrojmë se ata që sot po akuzojnë Ministrinë e punëve të Brendshme për shtrirje të sovranitetit edhe më shumë në pjesën veriore, në vitet ’99 dhe 2000 kanë qenë ministra të Punëve të Brendshme në Qeverinë e përkohshme dhe kur këto struktura uzurpatorë në veri janë vendosur atje, sigurisht se ish ministri i Punëve të Brendshme i asaj kohe në Qeverinë e përkohshme, ose vëllezërit e tij kanë qenë të ngarkuar me uzurpime në Klinë dhe në Prishtinë”, tha Haxhiu, përcjell ksp.
Deputeti Selimi i ka quajtur gënjeshtra dhe shpifje pohimet e Haxhiut për këtë çështje.
“Ngo ti Kamish, unë kam qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e përkohshme të Kosovës, duke themeluar Policinë e Kosovës bashkë me Klaus Rajnhrad dhe Stiv Benet, kur ti bashkë me shefin tuaj të SHIK-ut keni qenë duke i kthyer doktorët shqiptarët që donin të shkonin në spitalin rajonal të Mitrovicës. Po, kështu ka qenë, por me kaq nuk duket se të ka mjaftuar, sepse njëri ndër ata që i ka kontribuuar mos shkuarjes atje jeni edhe ju si emisarë, duke shkuar në shtëpinë e Ali Kadriut, duke kërcënuar që ai mos të vazhdojë ndërtimin. Pra, për atë që kam bërë nuk më vjen keq, kurse ty duhet të vije keq edhe të shpifësh dhe të merresh me manipulime. Prandaj, në këtë rast je bërë avokat i Oliver Ibanovicit, vazhdo si i tillë…. Prandaj, kur të dalësh këtu mos shpif dhe mos gënje”, tha Selimi.
Por, Haxhiu nuk e ndali këtu replikën. Ai vazhdoi të bëjë përpjekje për të dëshmuar ato çfarë tha për vëllezërit e Selimit, duke thënë se AKP-ja ka larguar vëllanë e deputetit Selimi nga prona e uzurpuar.
“O ti Rexhë, ne e dimë që situatën 99-s edhe të sotit edhe më vjen mirë që e pranon një fakt që nëse ka qenë dikush me ata banorë, me Ali Kadriun me doktorët në veri kanë qenë këta që ti i përmende më herët bashkë me mua dhe po e them Rexhë derisa këto probleme kanë qenë në veri dhe ti ke qenë në Ministri të Brendshme vëllezërit t’u janë marrë me uzurpimet në Klinë. Ky është një fakt, dhe ta kanë larguar tash AKP vëllanë prej Prishtinës”, tha Haxhiu.
Ndryshe, për pronat e uzurpuara muajve të fundit janë marrë disa aksione nga AKP-ja dhe njësitë speciale për lirimin e disa objekteve në Prishtinë dhe komuna të tjera të Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...