“VV nuk funksionon si AAK-ja, me logjikë të bajraktarit”

29 Shtator 2016 - 21:23      

Kontributi i përbashkët i opozitës ka qenë vendimmarrës në dy marrëveshjet për të cilat kanë punuar së bashku.

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në Rubikon të KTV-së ka komentuar deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se Molliqaj vendos për çdo gjë në subjektin e tij.

Ai ka thënë se Haradinaj ndonëse kryetar i partisë nuk mund të kuptojç logjikën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ramushi nuk mundet ta kuptojë këtë sepse është i mësuar të vendos gjithçka vetë”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk është e mundshme të jetë e vërtetë edhe nëse ai do dëshironte që të jetë i pari vendimmarrës në LVV.

“I kemi përgjegjësit e ndara, e vërtetë që kam qenë më i angazhuar në pjesën e protestave pasi jam sekretar organizativ. Ramushi e ka logjikën e bajraktarit ku ai vendos dhe të tjerët i shkojnë mbas”, përfundoi Molliqaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...