Molliqaj: Të gjithë e dimë që marrëveshja për demarkacion është e padrejtë

29 Shtator 2016 - 21:14      

Padrejtësia në çështjen e demarkacionit sipas sekretarit të LVV-së, Dardan Molliqaj tashmë është kuptuar nga të gjithë ndonëse, sipas tij, një vit më herët kundërshtimet e subjektit të tij cilësoheshin si nacionaliste.

Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se edhe pse ka kaluar një vit, kjo marrëveshje ka qenë e padrejtë që në fillim të saj.

“Kjo marrëveshje që ka qenë deri tani ka qenë e padrejtë. Kur e kemi ngritur zërin si parti dhe si opozitë e bashkuar na kanë cilësuar si nacionalistë mirëpo tash pas një viti kemi ardhur në pikën kur të gjithë e dinë që një marrëveshje e tillë është gabim”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka përmendur hapat përmes të cilës do të zgjidhej çështja e demarkacionit me Malin e Zi, çështje kjo tashmë e lënë pezull për një vit.

“Me u rishikua marrëveshja, me i ruajt marrëdhëniet me Malin e Zi dhe duam të sigurojmë BE-në që kjo marrëveshje do zgjidhet dhe ata ta heqin këtë kusht si kusht për liberalizim të vizave”, ka thënë Molliqaj.

Në rast të plotësimit të këtyre hapave, Molliqaj ka thënë se subjekti i tij do të marrë pjesë në Kuvend të Kosovës.

Molliqaj ka theksuar se çantat me koktej molotovi të gjetura në magazinën e kësaj lëvizje janë të montuara, ndonëse nuk ishte lejuar brenda asnjë nga Lëvizja Vetëvendosje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...