Molliqaj: Si është e mundshme që ata që po merren me aktivistët e VV-së po lidhen me PDK-në

29 Shtator 2016 - 21:07      

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj në Rubikon të KTV-së ka thënë se shkeljen më të madhe në gjithë situatën për arrestimin e aktivistëve të VV-së për sulmin në Kuvend po e bën Policia e Kosovës.

Sipas tij Shpend Maxhuni, Emin Beqiri e Rashit Shalaj nuk kanë kaluar testin e sigurisë dhe të njëjtit vazhdojnë të mbajnë pozitat e tyre.

“Shpend Maxhuni, Emin Beqiri, Rashit Shala të cilët janë në pozita të lartë të Policisë së Kosovës asnjëri prej tyre nuk e ka kaluar testin e sigurisë, këta njerëz janë aty jashtëligjshëm. Shpend Maxhunit i është vazhduar mandati menjëherë pas arrestimit të aktivistëve. Fatos Makolli është vëlla i Ibrahim Makollit, i afërt më Bexhet Shalën”, ka theksuar Molliqaj duke vazhduar t’i përmend lidhjet e figurave të lartë të Policisë së Kosovës me figura të njohura në skenën politike të vendit.

“Si është e mundshme që gjithë këta njerëz po lidhen me PDK-në”, përfundoi Molliqaj.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...