Molliqaj tregon se ku ishin aktivistët e VV-së natën e sulmit në Kuvend [foto]

29 Shtator 2016 - 20:41      

Dardan Molliqaj, sekretari organizativ i Vetëvendosjes, përmes disa fotografive ka treguar vendqëndrimin e aktivistëve të VV-së të akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit më 4 gusht.

Ai ka treguar në Rubikon të KTV-së për gjashtë aktivistët e VV-së që akuzohen për këtë sulm, se të gjithë ata ishin larg vendit të ngjarjes dhe kanë dëshmitarë.

“Shenja e parë e kuqe është vendi i sulmit, ndërsa poshtë vendi ku ka qëndruar Astrit Dehari. Në ora kaq ka hyrë në këtë ndërtesë, në ora kaq ka dalë, kjo mund të shihet me kamera. I gjithë qyteti është me kamera të Policisë”, ka shpjeguar Molliqaj për Deharin, duke prezantuar fotografitë.

Ai ka vazhduar edhe me aktivistët tjetër duke thënë se VV ka parë pamje të kamerave dhe ka ftuar Policinë që t’i marrë ato për t’i përdorur në hetime.

“Atdhe Arifi, vendndodhja në kohën e sulmit, Fast Food “Aba”, janë disa dëshmitarë, dhe ka kamera përballë vendit ku dëshmohet se ai ishte aty atë kohë. Këto pamje i kemi parë. Ftoj policinë me shku me i marrë. Ato ekzistojnë. 

Egzon Haliti ka qenë në banesën e së dashurës së tij, Fjolla Çavolli, ka kamera përreth, rruga “Isa Kastrati”. 

Petrit Ademi, në darkë me miqtë e tij, rruga “Hajrullah Abdullahu”. Janë ofruar komunikim në telefona dhe ka pamje kur kanë hyrë e kur kanë dalë.

Adea Batusha duke pirë kafe në rrugën “Muharrem Fejza”. Edhe kjo do të vërtetohet me kamerat përreth. 

Frashër Krasniqi, rruga “Hamdi Beha” te shtëpia ku jetojnë prindërit e tij”, ka përfunduar ai.

Tre nga aktivistët e këtij subjekti janë në paraburgim dhe tre të tjerë në arrest shtëpiak.

Sipas Molliqaj, e tërë situata është komplot ndaj kësaj lëvizje dhe qëllimi i vetëm ishte që të kriminalizohej ky subjekt për çka sipas tij, Prokuroria e Policia nuk patën sukses dhe tash duan të tërhiqen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...