29 Shtator 2016 - 20:27
Kështu u shpreh zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi në një intervistë nga arresti shtëpiak për Rubikon të KTV-së. Krasniqi e quan një veprim të tillë si propagandë politike të vetë drejtorin të Drejtorisë së Kundër Terrorizmit, Fatos Makolli.
Ai ka thënë se nuk ndjehet fajtor me veprën për të cilën ngarkohet nga Prokuroria dhe e përbashkëta e kësaj situate është fakti se ata janë aktivistë të Vetëvendosjes.
“Aspak nuk ndjehem fajtor. Unë e di për secilin aktivist të Vetëvendosjes. E përbashkëta e kësaj është që jemi aktivistë të Vetëvendosjes dhe qëllimi Policisë ishte që të shpallin Vetëvendosjen organizatë terroriste”, ka thënë Krasniqi.
Lidhur me lidhjen e ngjarjes me aktivisten, Adea Batusha ai ka thënë se provat nuk qëndrojnë dhe çdo lëvizje e saj ka qenë e rastësishme në sheshin e kryeqytetit.
“Çka ka bërë gabim Adea Batusha është se ka kaluar në shesh atë ditë. Ajo thjeshtë ka kaluar kah sheshi Nëna Tereza dhe ka kryer punët e veta”, ka thënë ai.
Njëjtë Krasniqi i konsideron edhe provat e tjera të Policisë së Kosovës që sipas tij janë vetëm propagandë politike ndaj këtij subjekti politik.
“Asnjë pjesë e lëndës çka ka bërë prokuroria, këto dokumente ju ka dhënë portaleve, avokatët nuk kanë qasje, ne të pandehurit nuk kemi qasje ndërsa një portal del edhe i publikon ato”, ka thënë Krasniqi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...