Gashi e quan lojë politike vazhdimin e paraburgimit të aktivistëve të VV-së

29 Shtator 2016 - 19:54      

Iu është vazhduar paraburgimi tre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi, Egzon Halitit dhe Astrit Deharit të cilët akuzohen nga prokuroria se kanë kryer sulm terrorist ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu me këtë vendim, gjyqtari i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak, Frashër Krasniqit, Petrit Ademit dhe Adea Batushës.

Avokati mbrojtës i aktivistit Petrit Ademi, Tomë Gashi, në një prononcim për KP, e ka quajtur vendimin si jo të drejt, duke thënë se Gjykata nuk e ka asnjë provë të re me të cilat provohet fajësia e aktivistëve për sulmin. Sipas tij gjykata e ka kopjuar Prokurorinë, se kinse ekziston mundësia e fshehjes dhe e përsëritjes së veprës penale.

Avokati Gashi këtë proces e ka quajtur një luftë politike mes pushtetit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjykata faktikisht asnjë provë të re nuk ka dhënë se pse e ka vazhduar paraburgimin ndaj tyre dhe masën e arrestit shtëpiak, vetëm ka kopjuar atë që prokurori ka deklaruar se kinse ekziston mundësia e fshehjes së tyre, kinse ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale. Sido që të jetë këto janë terme që përsëriten gjithmonë, mirëpo, në këtë rast kemi të bëjmë haptas me një luftë politike në mes të pozitës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, dhe unë mund të ju them me kompetencë të plotë se ky rast është tepër politikë, tepër i politizuar dhe se deri më tani prokuroria nuk ka gjete asnjë provë konkrete që do të mund të ndërlidhte veprimet që kanë ndodhë në ngjarjet e hedhjes së granatahedhësit në ndërtesën e Kuvendit se Kosovës, me këta 6 aktivistë të VV-së”, tha Gashi.

Lufta politike sipas Gashit duhet të bëhet përmes mjeteve politike, e jo siç tha ai të instumentalizohen Prokuroria, Gjykata e Policia.

Mbajtja në arrest shtëpiak edhe për dy muaj të aktivistëve të VV-së, sipas Gashit është për keqardhje, dhe në kundërshtim me drejtësinë.

Gjithashtu avokati Gashi, ka treguar se edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj, atij nuk i janë dhënë ekzaminimet e Forenzikës, gjurmët e gishtave, dhe as forma të tjera sa i përket ADN-së, që secili prej pjesëtarëve eventualisht të bëjë ndërlidhje me vendin e ngjarjes, apo me armën e përdorur e cila ka mbetur në vendin e ngjarjes në natën kritike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...