29 Shtator 2016 - 19:47
I paktë ishte interesimi i deputetëve sidomos të atyre të partive në pushtet.
Në fillim të seancës ishin 50 deputetë e ky numër vetëm sa shkoi duke u zvogëluar.
Megjithatë debati nisi, e deputeti i Vetëvendosjes Ismail Kurteshi iniciues i interpelancës ka thënë se gjendja në veri vazhdon të jetë e rëndë e jashtë kontrollit, ndërsa i ka kujtuar kryeministrit se as vartësit e tij serb në qeveri nuk i ka nën kontroll.
Ndërkohë kryeministri e ka pranuar se veriu vazhdon të mbetet sfidë për vendin dhe ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar.
Edhe PDK e LDK thonë se veriu mbetet sfidë por sipas tyre atje ka pasur edhe arritje.
Ndërkohë shefi I deputetëve të VV-së Glauk Konjufca ka kërkuar që zyrtarisht Qeveria ta kategorizojw veriun si territor të okupuar.
Pal Lekaj e ngriti shqetësimin për arrestimin e drejtorit të policisë të Mitrovicës ndërkohë të gjitha këto deklarime I kryeministri I ndoqi nga bufeja e Kuvendit.
Ndërkohë deputetja e LDK-së Lirie Kajtazi ka thënë se në veri ende ka shqiptarë që mësojnë në kontejnerë dhe për këtë ka kërkuar nga ministri të ndërmarr veprime konkrete.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...