29 Shtator 2016 - 19:54
Por ditën e parë të punës e ka bërë jashtë zyrave të PD-së, pasi pretendon se iu pengua qasja aty nga kryetari i deritashëm, Ferid Agani, raporton KTV.
Çerkezi, i cili thotë të jetë ideator i themelimit të Partisë së Drejtësisë, ka theksuar se do të kthejë frymën e vërtetë të partisë, e cila sipas tij, u devijua me kalimin e viteve.
Ndërkohë, në mesditë, Ferid Agani, si çdo ditë tjetër, ka ardhur në zyrat e partisë, për të përgatitur mbledhjen e rregullt që do të mbahet në mbrëmje.
I shqetësuar për atë që kishte ndodhur një ditë më parë, Agani, i cili ka edhe 3 vjet mandat në krye të PD-së, është i bindur se Kuvendi i mbrëmshëm ishte ilegal dhe shkelje e rëndë e statutit të partisë.
Por, mohon faktin se ka ndërruar bravat e dyerve.
Kryetari i ri ka akuzuar Ferid Aganin se gjatë udhëheqjes së tij ka përdorur frymën e përjashtimeve për të gjithë zërat që ishin kundër tij, gjë e cila është mohuar nga Agani.
Derisa Çerkezi thotë se KQZ-ja do të vendosë në favor të tyre për kryesinë e re të PD-së, Agani ka bërë të ditur se tashmë i ka kërkuar këtij institucioni që ta shpallë të pavlefshëm kuvendin që shkeli statutin e partisë.
Sidoqoftë, Komisioni Qendror Zgjedhor i ka thënë Kohavisionit se presin që në një periudhë prej 5 ditësh pune, Kuvendi i mbajtur mbrëmë të dorëzojë dokumentacionin dhe duke shqyrtuar edhe statutin e PD-së, ai do të vendosë nëse ishte legjitim ose jo ai kuvend.
Por, Agani është i bindur se ata mund të krijojnë një parti të re, por kurrë nuk do të mund të përdorin akronimin e PD-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...