Bahtiri dënon ashpër arrestimin e Nehat Thaçit

29 Shtator 2016 - 18:37      

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dënuar ashpër arrestimin nga ana e policisë kufitare serbe të nënkolonel Nehat Thaçi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Bahtiri thotë se arrestimi i nënkolonelit të policisë së Kosovës nga ana e policisë së Serbisë, nën akuzën për terrorizëm, është një veprim i papranueshëm që ka zgjuar indinjatë të thellë tek të gjithë qytetarët e Mitrovicës dhe të rajonit.

“Nënkolonel Thaçi është një drejtues i shkëlqyeshëm i policisë rajonale në Mitrovicë. Që nga ardhja e tij në krye të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, krimi, kontrabanda dhe dukuritë tjera joligjore dhe keqbërëse, kanë shënuar rënie të vazhdueshme. Falë punës së tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe policëve që ai i mbikëqyrë, Mitrovica sot është një nga qytetet më të sigurta në Republikën e Kosovës. Sigurisht se kjo ju pengon grupeve kriminale dhe pushtetit të Serbisë, që dëshiron që në Mitrovicë dhe Kosovë mos të ketë stabilitet, andaj edhe ka arrestuar nënkolonel Thaçin”, thotë kryetari Bahtiri.

Bahtiri kërkon që autoritetet më të larta të Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare, të shtojnë presionin tek autoritetet e shtetit të Serbisë për lirimin sa më parë të nënkolonel Thaçit.

Thaçi u arrestua mbrëmë me urdhër të gjykatës së lartë të Nishit me dyshimin “për vepër penale terrorizëm”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...