Selimi e Haxhiu përplasen për Qeverinë e Përkohshme dhe gjendjen në veri

29 Shtator 2016 - 18:16      

Interpelanca për veriun ka degjeneruar në një debat të ashpër mes deputeti të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe atij të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ka qenë deputeti i PDK-së, që ka thënë se “në kohën kur në veri në vitin ’99 po bëhej spastrim ndaj shqiptarëve, vëllezërit e ministrit në Qeverinë e Përkohshme, (v.j. Rexhep Selimi, emrin e të cilit nuk e ka përmendur Haxhiu) kanë qenë duke u marrë me uzurpime në Klinë e Prishtinë”.

Ka reaguar Selimi, i cili nga foltorja e ka akuzuar se si pjesëtar i SHIK-ut ka penguar doktorët që të rikthehen në shtëpitë në veri.
“Nëse të duket më i mirë MUP-i serb se Ministria e Brendshme e pasluftës atëherë je në shërbim të Oliver Ivanoviqit”.

Këta dy deputetë kohë më parë ishin përleshur fizikisht në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ndaj Rexhep Selimit, dhe të tjerëve nga Vetëvendosje ka një proces gjyqësor pas padisë që e ka ushtruar Haxhiu për sulm fizik.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...