29 Shtator 2016 - 17:58
PD e akuzon Aganin se ka uzurpuar këtë seli dhe ka kërkuar nga ai që të ndalë shpenzimet e mjeteve monetare të Partisë së Drejtësisë.
“Kryesia e PD-së ju bënë me dije klanit Agani, që çdo shfrytëzim i mjeteve financiare prej datës 28 shtator, për çfarë do qoftë është keqpërdorim i mjeteve financiare dhe në rast se ndodhë kjo PD do të paraqes padi në organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
PD po ashtu ka njoftuar se ka filluar aktivitetin politik me kryetarin e zgjedhur Sylejman Çerkezi.
“Partia e Drejtësisë, konsideron se është koha e stabilitetit politik brenda PD-së, dhe çdo kush që mendon ta luajë rolin imagjinativ si kryetar apo udhëheqje politike e PD-së është në lajthitje të thellë të motivuar nga interesat personale dhe egoiste. Kuvendi zgjedhor çdo kujt ja dëshmoi fuqinë politike që ka brenda Partisë”, thuhet në fund të njoftimit të PD-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...