Veseli kujton dëshmorët Ferki Aliu dhe Sadik Bega

29 Shtator 2016 - 16:56      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e 17-vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Ferki Aliu, bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule pranë lapidarit të këtij luftëtari, në Kçiq të Mitrovicës.

Kryetari Veseli theksoi se jeta dhe vepra e Ferkiut, do të mbesin të paharruara për familjarët, shokët dhe bashkëluftëtarët. Veseli shtoi se dëshmori Ferki Aliu, me vendosmërinë e vet, dëshmoi se liria ishte më e çmueshme se jeta.

Më pas, kryetari Veseli bëri homazhe dhe vendosi kurorë me lule pranë shtatores së dëshmorit Sadik Bega-Mortaja në Ferizaj. Kryekuvendari Veseli vuri në pah heroizmin e Komandant Sadikut, me rastin e 18-vjetorit të rënies së tij.

Bashkë me nënën Zelë, nënën e dëshmorit Bega, kryetari Veseli qëndroi pranë shtatores e cila është ngritur një ditë më parë.

Kryetari i Kuvendit theksoi se pa përkushtimin e ushtarëve si Sadik Bega, nuk do të vinte liria e Kosovës.

“Kujtimi për Sadik Begën është i përjetshëm, dëshmi e një jete të përkushtimit për atdheun, çlirimin dhe krijimin e shtetit të Kosovës”, theksoi kryekuvendari Veseli.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...