29 Shtator 2016 - 16:53
Ai në interpelancën e ftuar nga Ismajl Kurteshi lidhur me problemet në veri të vendit ka thënë se LDK-ja mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë në Bruksel dhe ka ftuar që ngjarjet në veri të mos “shihen vetëm negativisht, siç bën Vetëvendosje”.
“LDK përherë ka shprehur brengosjen dhe përkushtimin për normalizim të gjendjes në veri të vendit dhe mendojmë se e vetmja zgjedhje është dialogu. Me dialog krijohen mundësi për zhvillim të kësaj pjese të republikës sonë. Duhet të lejojmë kthimin e qytetarëve të Kosovës në vendet nga të cilat u larguan si pasojë e Serbisë. Duhet të lejojmë kthimin e qytetarëve serb në jug, dhe të qytetarëve shqiptarë në veri”, ka thënë ai duke shtuar se kjo do t’i shërbente normalitetit të vendit.
Ai po ashtu ka deklaruar se qeveria e vendit nuk duhet të lejojë ndërtimin e monumenteve në veri të atyre që kanë kryer krime në të shkuarën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...