29 Shtator 2016 - 16:40
Kuçi e njoftoi shefen e EULEX-it lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fuqizimin e sundimit të ligjit, si shtyllë qendrore për zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të vendit.
Lidhur me rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me EULEX-in, zëvendëskryeministri u shpreh se “sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe, si të tilla, ato janë në funksion të ndërtimit të besimit të qytetarëve për institucionet e Republikës së Kosovës”.
Shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, theksoi se EULEX do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë në fuqizimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit.
Zëvendëskryeministri Kuçi gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim përmes Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit, si platformë e përshtatshme për të vlerësuar progresin në fushën e sundimit të ligjit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...