Foto: Ilustrim

Avokati i Popullit do masë të përkohshme nga MD për disa të burgosur

29 Shtator 2016 - 16:27      

Prishtinë, 29 shtator 2016 – Institucioni i Avokatit të Popullit, respektivisht Mekanizmi Kombëtar për Parandalim (MKP) të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese, i themeluar nga Avokati i Popullit në janar të këtij viti, në kuadër të përgjegjësive ligjore që ka, dje ka vizituar Qendrën Korrektuese (QK) në Dubravë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Gjatë kësaj vizite, MKP ka qëndruar në Spitalin e Burgut të Dubravës, me ç’rast ka pranuar ankesa të ndryshme nga personat që janë në vuajtje të dënimit, të moshave të ndryshme, duke përfshirë edhe ata mbi 85 vjeç, të palëvizshëm, pa përkujdesje shëndetësore, me rrobe të lagura nga urina dhe fecesi, në shtretër pa çarçafë dhe batanije, nën ethe dhe të ftohtë, kurse stafi dhe të gjithë personat e tjerë të këtij objekti i ishin të ekspozuar kundërmimit të rëndë”, thuhet nëkomunikatë, transmeton Koha.net.

Gjatë kësaj kohe, MKP thotë se ka takuar personat përgjegjës të spitalit dhe ka kuptuar se këta të burgosur ishin jashtë QK-së për më shumë se tri vite, meqë iu ishte pezulluar dënimi, duke marrë parasysh moshën e tyre dhe natyrën e sëmundjes. Ata ishin rikthyer në vuajtje të dënimit, në bazë të një vendimi të marrë para pak kohe nga Ministria e Drejtësisë.

Duke pasur parasysh se rikthimi i këtyre personave në QK e ka bërë të pamundshëm trajtimin adekuat në pajtim me nevojat e tyre, Avokati i Popullit i rekomandon Ministrisë së Drejtësisë aplikimin e Masës së Përkohshme në zbatimin e vendimit, e cila nënkupton që të gjithë personat me gjendjen shëndetësore të lartpërmendur, të dërgohen urgjentisht për trajtim shëndetësor nëpër institucionet e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në pajtim me nevojat shëndetësore, në mënyrë që t’iu mundësohet trajtimi shëndetësor adekuat.

Më tutje thuhet se ky rekomandim bazohet në paragrafin 5, të nenit 18, të Ligjit Nr.05/L-019, për Avokatin e Popullit dhe përmbush qartazi kriterin substancial për Masë të Përkohshme, për shkak se pamundësia e ofrimit të kujdesit të nevojshëm shëndetësor nga autoritetet përgjegjëse mund të konsiderohet si shkelje e dinjitetit të njeriut, shkelje e të drejtës për jetën, mosrespektim i normave për ndalimit të torturës dhe trajtimeve e ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese, shkelje e të drejtës shëndetësore si dhe mosrespektim të detyrimeve pozitive, të drejta këto të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Republikën e Kosovës.

Avokati i Popullit në shkresën dërguar autoriteteve përgjegjëse kërkon që Masa e Përkohshme të mbetet në fuqi derisa të përfundohet hetimi lidhur me këtë çështje dhe të publikohet Raporti me të cilin do të jepen edhe rekomandime konkrete për masat që duhen të ndërmarrin autoritet përgjegjëse, si dhe pret të informohet për veprimet që do të ndërmerren, si përgjigje ndaj rekomandimit për Masë të Përkohshme, brenda një afati të arsyeshëm kohor, por jo më vonë se deri më 12 tetor 2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...