Kurteshi: Ministrat e Mustafës morën pjesë në inaugurimin e “Luginës së Diellit”

29 Shtator 2016 - 16:17      

Ismajl Kurteshi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka sqaruar përse ka ftuar në interpelancë kryeministrin për problemet në veri të vendit.

Duke thënë se qytetet e veriut të Kosovës funksionojnë pa ligje të Kosovës dhe nuk paguajnë aspak obligimet e tyre ndaj shtetit të Kosovës ashtu siç bëjnë qytetarët në qytetet tjera, Kurteshi ka akuzuar qeverinë e Kosovës për mos-administrim të urës së Ibrit në Mitrovicë. Ai ka përmendur edhe “Luginën e Diellit”, për të cilën thotë se Qeveria nuk ishte interesuar fare.

“Qytetarët e asaj zone dhe opozita ka njoftuar me kohë për këtë problem, por qeveria nuk e ka trajtuar seriozisht këtë çështje. Së fundmi u bënë publike qëndrimet e kryeministrit që e quan të paligjshme atë lagje, por ministra nga qeveria e tij morën pjesë në inaugurim dhe përshëndetën atë”, ka deklaruar Kurteshi në fjalimin hyrës, duke shtuar se kryeministri nuk ka marrë masa ndaj këtyre ministrave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...