“Përgjumja e Akademisë” [foto]

29 Shtator 2016 - 14:23      

Sot Lëvizja Studentore për Barazi "Studim, Kritikë Veprim" ka realizuar një aktivitet simbolik pranë objektit të Akademisë se Shkencave dhe Arteve te Kosovës, duke kundërshtuar në këtë mënyrë heshtjen e Akademisë në raport me zhvillimet në Republikën e Kosovës, njofton kumtesa nga kjo lëvizje, transmeton Koha.net.

Me këtë rast aktivisti i SKV –së Trim Gashi, tha se Kosovës jo rrallë herë u gjend në situata dhe pozita të vështira ku zëri i Akademisë ishte i domosdoshëm, megjithatë ai fare nuk dëgjohej, dhe krejt kjo ngase nuk kishte zë.

“Kolegët e të ashtuquajturit akademik Kryeministrit Mustafa, janë shndërruar në bashkëpunëtorë me këtë të fundit, i cili reagon ashpër kur pretendon se i cenohet prona private dhe me arrogancë mbron cenimin e sovranitetit territorial të Republikës, sa kaç mbron thirrjet e zëvendësit të tij, Branimir Stojanoviç, të cilat cenojnë integritetin dhe autonomin e Universitetit përmes funksionalizimit të pseudo-kishës ortodoks në Kampusin Universitar”, tha ndër të tjera Gashi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...