#PROTESTOJ: Qeveria po shuan shpresën për pleqëri dinjitoze

29 Shtator 2016 - 13:52      

Me miratimin në lexim të parë projektligjin për plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Qeveria po rrezikon jetën e pensionistëve të tanishëm por edhe të atyre të gjeneratave vijuese.

Kështu tha pjesëtarja e grupit qytetar #PROTESTOJ, Edona Bajrami në një konferencë për media, e cila tha se Qeveria jo vetëm që nuk ka arritur të ndërtoi një sistem efikas të mbrojtjes bazike sociale por edhe ka nisur iniciativa që rrezikojnë ekzistencën fizike të qytetarëve të saj dhe se po shuajnë mundësinë e vetme për një pleqëri dinjitoze.

“...Përderisa kryeministrat, ministrat tanë janë bërë milionerë, shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës dhe tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, qeveria jonë, jo vetëm që nuk ka arritur të ndërtojë një sistem efikas të mbrojtjes bazike sociale, por ajo ka nisur iniciativa politike të cilat drejtpërdrejtë rrezikojnë ekzistencën fizike të qytetarëve të saj...Iniciativa e fundit e Kuvendit të Kosovës, i cili ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, shënon kapërcimin më të madh që kjo qeveri ka bërë deri më tani, që legjitimon plaçkitjen e pronës private të qytetarëve të Kosovës, e që janë kursimet tona private në Trust Pensional. Ata synojnë të mbysin të vetmen mundësi tonën për një pleqëri të dinjitetshme...”, tha Bajrami.

Ndërsa si formë pakënaqësie ndaj sistemit qeverisës ky grup qytetarësh ka parashtruar disa pyetje për qeverinë, pasi që sipas tyre me miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, Qeveria e tanishme po rrezikon jetën e pensionistëve të tanishëm por edhe të atyre të gjeneratave vijuese.
“...Duke parë që qeveria jo vetëm që rrezikon jetërat e pensionistëve të tashëm por edhe të gjeneratave që vijnë, ne e pyesim atë: A nuk është kjo shkelje flagrante e kushtetutës?, A nuk është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut t’i përvetësoni paratë tona të kursyera për pleqëri?, A nuk është mohimi i të drejtës në pension bazë shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe obligim i juaji për të na siguruar jetë të dinjitetshme?, A nuk është shkelje flagrante e kushtetutës dhe obligim i juaj për të na garantuar barazinë para ligjit?, A nuk është shkelje e kushtetutës kontrabandimi i ligjeve në Kuvend, pa e pyet as edhe një qytetar të vetëm?...”, tha Bajrami.

Ndërkohë, qytetarët që mbështesin iniciativën #PROTESTOJ thanë se nuk do të ndalen derisa të përmbushen qëllimet për një shtet ligjor dhe demokratik, andaj edhe do të vazhdojnë të marrin pjesë në protestat simbolike çdo të enjte në orën 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...