Mustafa: Kodi i jep Kosovës sovranitet ndërkombëtar

29 Shtator 2016 - 13:33      

Kryeministri i Kosovës, gjatë interpelancës para deputetëve të Kosovës, lidhur me kodin shtetëror telefonik, ka thënë se me këtë marrëveshje Kosova e ka forcuar sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial.

Mustafa tha se ky kod ka rëndësi shtetërore sepse i jepet Kosovës sovranitet ndërkombëtar dhe përbën një prej simboleve të rëndësishme për vendin tonë.

“Kosova në Bruksel ka arrit marrëveshje me Serbinë e cila i siguron Kosovës kodin e telekekomunikacionit shtetëror. Tash kur ne po bisedojmë këtu Edita Tahiri po merr pjesë në implementimin e kësaj marrëveshje. Kosova do ta ketë kodin e saj telefonik dhe ky kod do të jetë ai i cili do t’i heq nga përdorimi tri kodet që janë përdorë deri tani. Ndërkaq kodi shtetëror i Kosovës do ta bëjë Kosovën me kod të vetin duke i hequr nga përdorimi kodet që janë përdorë tash e 17 vite ilegalisht si është ai 377, 386, 381”, citon kp të ketë thënë ai.

Ai ka shtuar se me këtë marrëveshje Kosova e ka forcuar sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial me faktin se organizata ndërkombëtare e telekonominikacionit do t’ia adoptoj Kosovës kodin e saj telefonik.

Sipas tij, Austria tashmë ka aplikuar në janar në emër të Kosovës për të kërkuar nga EBU, t’i ndaj kodin telefonik Kosovës. Ai ka sqaruar se arsyeja pse është dashtë Austria të aplikoi, është se në këtë mënyrë mund të largoheshin pengesat sepse Kosova ende nuk është anëtare e KB-së dhe pengesat që Serbia do të mund t’ia bënte.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...