VV vazhdimin e masës së sigurisë për 6 aktivistët, e quan totalitar

29 Shtator 2016 - 13:25      

Vetëvendosje ka reaguar ndaj masës së sigurisë që Gjykata ua ka shqiptuar gjahut aktivistëve të saj, transmeton koha.net.

Ky vendim, thotë VV përmes kumtesës, përveçse është i papranueshëm dhe skandaloz, është dëshmi se shteti i Kosovës dhe instuticionet e tij ka marrë modelin e shtetit totalitar, ku Policia përzihet në punët e Prokurorisë dhe gjykatave, duke ua imponuar vendimet për të arrestuarit.

Një vendim i tillë, vazhdon kumtesa, pa u marrë asnjëri nga të arrestuarit asnjëherë në pyetje dhe pa pasur asnjë fakt që tregon lidhjet e sulmit të Kuvendit me aktivistët tanë, është veprim që shpërfaq lidhjen zinxhirore mes klanit Pronto dhe Policisë, Prokurorisë e gjykatave, ku të gjitha së bashku përdorin transmetuesin publik RTK-në si zëdhënësin e tyre. Asnjëra nga këto institucione nuk po synon rendin apo drejtësinë, por po garojnë me njëra-tjetrën se kush po i shërben me mirë pushtetit kriminal.

Ashtu siç ndodhi edhe arrestimi i 6 aktivistëve, pas një mori shpifjesh e montimesh të Policisë dhe institucioneve të tjera shtetërore të kapura, në të njëjtën mënyrë erdhi edhe ky vendim, në vazhdën e luftës speciale të pushtetit ndaj Vetëvendosjes thotë në fund kumtesa duke kërkuar nga organet e drejtësisë që të heqin dorë nga këto vendime dhe nga shërbimi ndaj grupimeve kriminale, siç është klani Pronto.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...