Foto: Ilustrim

Një delegacion i Kosovës në Berlin

29 Shtator 2016 - 13:13      

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane ndodhen për një vizitë zyrtare në Berlin.

Vizita e delegacionit e udhëhequr nga kryetarja e Komisionit për Integrim Europian, Njomza Emini, dhe anëtarët: Valdete Bajrami, Slobodan Petroviq, Bislim Zogaj, Fatmir Xhelili, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Donika Kadaj-Bujupi, Time Kadriaj, dhe Kujtim Paçaku, kanë zhvilluar takime të ndryshme në Parlamentin e Gjermanisë, përkatësisht me Bundestag dhe Bundesrat. Në Parlament janë pritur nga Stephan Albani, Kryesues i Grupit të Miqësisë parlamentare për Marrëdhëniet me Shtetet e Evropës Juglindore.

Emini, së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit, kanë kërkuar nga deputetë të Parlamentit Gjerman që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Kosovës, në veçanti procesin e liberalizimit të vizave me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, gjatë këtyre takimeve është kërkuar mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale. Me këtë rast, Albani është shprehur i gatshëm për mbështetjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE dhe për forcimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dy vendeve.

Delegacionit i Kuvendit gjatë vizitës ka zhvilluar takime në Bundesrat, me ç‘rast është pritur nga znj. Ulrike Hiller, nënkryetare e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit, ndërsa nga Hiller është kërkuar që të jetë si një çështje e rëndësishme liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjithashtu, delegacioni është takuar me Matthias Luttenberg, Zëvendës Shef i Divizionit 212 - për Evropë Qendrore, Juglindore dhe Lindore, Kaukaz Jugor dhe Azi Qendrore, në Zyren Federale e Kancelares. Në këtë takim është diskutuar për shumë çështje të rëndësishme që ndërlidhen me liberalizimin e vizave (përmbushjen e kritereve siç është demarkacioni dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit), dialogu me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, lobimin tek pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Luttenberg ka diskutuar me anëtarët e këtij delegacioni për të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian për Kosovën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...