29 Shtator 2016 - 12:38
Hoxha, shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hungarisë.
Ajo falënderoi Ambasadorin Markusz për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar në kuadër të sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Hungarisë në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë. Me ç’rast, Ministrja Hoxha u zotua për gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë të Hungarisë dhe Institucionet Hungareze, jo vetëm në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal, dhe në ndarjen e përvojave të mira në procesin e Integrimeve Evropiane me shtetin mik Hungarezë.
Ambasadori Markusz, shprehu mirënjohjen e tij për gatishmërinë e Ministres Hoxha për të thelluar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe shfaqi qëndrimet e shtetit Hungarezë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofroi ndihmë në rrugën e integrimit evropian, duke vlerësuar se integrimet evropiane janë e vetmja rrugë për Republikën e Kosovës dhe se Republika e Hungarisë është e vendosur për të përkrahur dhe ndihmuar këtë proces, duke ofruar ndihmë në sektorin e drejtësisë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...