KMDLNj kundër licensës për kompaninë e gjeneralit Clark

29 Shtator 2016 - 12:22      

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Liritë e Njeriut ka reaguar në lidhje me kërkesën për licencë të kompanisë “Envidity...” e cila sot do të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës.

KMDLNJ konsideron se ky projekt është rrezik për mjedisin në Kosovë duke e quajtur me emrin Hiroshimë.

Komunikata e plotë e KMDLNJ-së:

Kompania Envidity, para tre vjetësh ka konkurruar me një projekt për shfrytëzimin e linjitit të Kosovës për qëllime ekskluzivisht përfituese mirëpo , për shkaqe të bllokadës institucionale nuk u realizua kërkesa e saj në ndërkohë që u aktualizua duke e marrë thuaja formën e së realizueshmes shkaku se tash ka përkrahje politike për këtë investim shumë përfitues për investuesin dhe shumë të dëmshëm për sistemin mjedisor të Kosovës.
Për të qenë më bindës, kjo kompani e shfrytëzon ish gjeneralin Clark i cili , gjithashtu përfiton nga kjo katastrofë mjedisore me të cilën do të përballet Kosova nëse deputetët e Kosovës e votojnë këtë Hiroshimë mjedisore .

Është bërë thuaja rregull që personalitetet e politike që u kanë shërbyer shteteve të tyre gjatë dhe pas bombardimeve i keq- përdorin lidhjet dhe ndikimin politik mbi politikanë të korruptuar të Kosovës për të përfituar materialisht , edhe ata sikur edhe kompanitë , në bordet e të cilëve janë .

Edhe gjenerali më i ri i “ Kosovës “ , gjenerali Xhekson që ua mundësoi rusëve ta marrin aeroportin e Prishtinës e që u dekorua pameritueshëm nga një president kontravers , ishte pjesë e një përpjekjeje për të përfituar personalisht si dhe kompania që e përfaqësonte .

Sigurisht se në këtë funksion ishte vizita e fundit që e bëri në Kosovë. Të gjithëve u kujtohet një mashtrues dhe dhunues ordiner i veshur dhe mbrojtur me petkun e ambasadorit siç ishte Behtel Enka end Dell i cili , së bashku ma mafian e vendit e dëmtoi shumë buxhetin e Kosovës.

Edhe ish sekretarja e shtetit , tash e pensionuar , deshi ta privatizojë Telekomin e Kosovës .
Korrupsionin dhe konfliktin e interesit në Kosovë e përligji kryeadministratori Kushner duke ia dhënë prefiksin e telefonisë mobile si dhe ekskluzuvitetin , shtetin të vet , Monakos dhe Bankës Pro Credit . Mos të flasim për nivele më të ulëta . Realisht e kemi një keqpërdorim të skajshëm të personaliteteve ndërkombëtare që hynë me biznese në Kosovë , jo në saje të cilësisë por në saje të ndikimit politik . Sikur që e kemi edhe nënshtrimin e pakusht të politikanëve të vendit .

Para se deputetët e Kuvendit të japin pëlqimin për projektin Envidity e të cilin KMDLNj e konsideron “ Hiroshimë mjedisore “ duhet ta kenë parasysh “ gjigantin “ e Ferronikelit që u shit për para të imëta nga ministra të papërgjegjshëm dhe shpërdorues dhe pasi privatizuesi i nxori fitimet e shumëfishta , Ferronikelin e shndërroi në varrezë masive kurse më shumë se 800 familje i shndërroi në kategori sociale.

Dikush do të duhej t’i nënshtrohet përgjegjësisë për Ferronikelin dhe fatin e këtyre 800 familjeve që , pa fajin e tyre kanë mbetur në rrugë.
Ruajtja e mjedisit është e drejtë elementare e njeriut dhe si e tillë është e mbrojtur me të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut mirëpo në Kosovë kjo e drejtë po shkelet në mënyrën më flagrante .

Eksploatimi i thëngjillit , si resurs energjetik është masë e skajshme e cila në Evropë as që diskutohet përdorimi i saj . Pse Kosova do të bënte përjashtim kur Greqia ka konfiguracionin më të përshtatshëm për këtë dhe nuk e lejon shfrytëzimin e linjitit ndonëse është në një krizë të thellë ekonomike ?

Projekti Envidity paraqet rrezik strategjik mjedisor për nëntokën ( ujërat ) dhe mbitokën ( ajrin ) prandaj nuk do të duhej të kalojë në Kuvndin e Kosovës . Nga ky projekt fitimi kryesor do t’i takojë investuesit kurse Kosovës do t’i takojnë pasojat prandaj duhet të ketë një reagim shoqëror, në kundërshtim të këtij projekti apokaliptik për mjedisin e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...