Sabri Hamiti rikujton Referendumin që para 25 vjetësh shtroi rrugën e pavarësisë

29 Shtator 2016 - 11:12      

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me përkujtimin e 25 vjetorin e Referendumit të pavarësisë së Kosovës, ku u tha bashkë me deklaratën e pavarësisë së vitit 1990, ishin themelet juridike e demokratike të shtetit të Kosovës, për liri e pavarësi.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti tha se me shumicë absolute gati 1 milion njerëz pohuan vullnetin për pavarësinë e Kosovës në vitin 1991.

“Referendumi për pavarësi legjitimoi Deklaratën e 2 Korrikut 1990 dhe Kushtetutën e Kaçanikut të po atij viti. Këto ishin themelet juridike e demokratike të shtetit të Kosovës, për liri e pavarësi për vendin. Referendumi i 1991 me organizimin e pashoq dhe me votën, konfirmoi vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi. Prijësi historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, udhëhoqi Kosovën duke fituar lirinë. Me punën e madhe të qindra mijëra njerëzve pjesëmarrës në rezistencë aktive dhe sakrificën më sublime në luftën e kaluar. Referendumi i vitit 1991, shtruan rrugën e pakthyeshme për realizimin e pavarësisë së Kosovës një çështje ekzistenciale për ne atëherë dhe sot. Le të kuptojmë përherë lavdinë e ideatorëve dhe realizatorëve të Referendumit për pavarësi para 25 vjetëve”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...