Vdes arkitekti Gazmend Bunjaku, mesazhe prekëse nga miqtë

29 Shtator 2016 - 10:49      

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës ka njoftuar mbrëmë se arkitekti Gazmend (Abdyl) Bunjaku ka ndërruar jetë.

Familja ka bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet sot, në varrezat e Prishtinës, në orën 16.

Pas këtij njoftimi, shumë miq të tij kanë shkruar mesazhe prekëse në facebook.

“Para disa diteve, Oki ma dergoi kete fotografi!!! Shume u gezova! Mu kujtuan ditet e rinise me imenjakin tem. Sot u pikellova shume kur mora vesh lajmin e hidhur per shokun tim. U prefshe ne paqe shoku im!”, ka shkruar Gaz Domi.

“Pse ty Gaz, pse? Gazmend A Bunjaku, shpirti pom dhem. Te du shume!!!, edhe qe noshta kurre skam mujt met thone, U prefsh ne paqe my lovely cousin!R.I.P”, ka shkruar Mjellma Einfalt.

“Gaz Bunjaku! Nuk po më bjen në mend, një person më pozitiv dhe i qetë, se Gaz Bunjaku! Sa herë kam shku në Papillon, e kam taku të buzëqeshur – të gatshēm me ta ndreqë ditën, e me të ndihmu – për çdo send. Do ta kujtojmë gjithmonë!”, ka shkruar Arianit Koci.

“U prehesh në paqe miku im Gazmend Bunjaku. Jeta dhe fati shpesh nuk janë të drejtë, por janë të tillë që nuk mund t’i ndryshojmë. Do të na mungosh shumë”, ka shkruar Bajram Gecaj.

“Iku edhe një shok! I përjetshëm kujtimi për ty, pusho në paqe Gaz! Ngushllime të gjithëve!”, ka shkruar Dukagjin Rozhaja.

“Nuk po e besoj qe ti nuk je me mes nesh. U prefsh ne paqe, shoku im! Kujtimi per ty do te jete pergjithmone, Gaz Bunjaku!”, ka shkruar Alban Dermaku.

“RIP Gazmend Bunjaku. Ky qytet dhe miqt e shumte te tu do ta ndiejne mungesen tende!”, ka shkruar Asdren Rrahmani.

“Lajm i rëndë”, ka shkruar Albert Heta.

Varrimi i Gazmend (Abdyl) Bunjakut do të bëhet sot, në varrezat e Prishtinës, në orën 16.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...