29 Shtator 2016 - 09:25
Derisa RTK po përballet me dhjetëra padi në gjykata për mospagesë të borxheve milionëshe, menaxhmenti i saj po vazhdon me punësime të reja dhe me lidhje të kontratave me produksione të pavarura, duke rrezikuar kështu pagat e të punësuarve dhe funksionimin e mëtutjeshëm të RTK-së, thuhet në letrën e sindikatës drejtuar deputetëve.
Siç thuhet në këtë letër, në RTK shpenzohen qindra mijëra euro qira në vit për shfrytëzimin e pajisjeve teknike të kompanive të jashtme dhe nuk shfrytëzohen resurset e brendshme teknike. Në RTK që nga paslufta janë investuar rreth 200 milionë euro, kryesisht para të qytetarëve të Kosovës. Është e papranueshme që ky investim kaq i vlefshëm financiar, shpeshherë jashtë mundësive buxhetore të vendit tonë, të lejohet të degradohet nga disa persona.
Është e pakuptimtë që edhe më tutje të vazhdohet të mos pengohet degradimi i punës dhe i mundit të të punësuarve të RTK-se të cilët për më shumë se 15 vjet dhanë shumë nga vetja e tyre për RTK Transmetues Publik. RTK ka nevojë urgjente që të merret në përkujdesje nga themeluesi i saj - Kuvendi i Kosovës. Në RTK duhet sa më parë të konstatohet dëmi dhe humbjet reale që janë shkaktuar tash e sa kohë.
SPRTK apelon te Kuvendi i Kosovës që ta caktojë pronën e RTK-së dhe të ndajë fonde të mjaftueshme në mënyrë që RTK ta ketë objektin e vet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...