Avokati Gashi e quan telenovelë “rastin Syla”

28 Shtator 2016 - 23:43      

Tomë Gashi, avokat i Azem Sylës, i akuzuar bashkë me 51 persona të tjerë për rastin “Toka” me të cilën dyshohet të jetë shkaktuar dëm në pronën shoqërore me vlerë 30 milionë euro, gjithë ato që kanë ndodhur qe pesë muaj me Azem Sylën nëpër organet drejtësisë, i ka quajtur telenovelë.

Gashi këto i ka thënë në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Ai ka shtuar se gjatë kësaj periudhe, siç ka theksuar, janë bërë 5 arrestime të Sylës dhe tri paraburgime të tij .

Gashi ka folur edhe për procesin e sotëm në Gjykatën themelore në të cilën është marrë në pyetje dëshmitari i dytë i mbrojtur, i cili, ka thënë Gashi, ka theksuar se nuk ka pasur kurrfarë kërcënimesh, as të tërthorta e as të drejtpërdrejta për të dëshmuar në favor të Sylës, transmeton Koha.net.

Avokati Gashi treguar se identifikimin e dëshmitarit e ka bërë vetë Azem Syla, ndërsa dëshmitari, sipas Gashit është i biri i një bashkëveprimtari të Sylës dhe fqinji i tij.

Gashi në vazhdim ka treguar se nesër do të bëjë kërkesën për lirimin Sylës nga paraburgimi ndërsa duke folur për dëmin 30 milionësh, ai ka thënë se , sipas prokurorit Qeverisë nuk i është bërë dëm anojë cent

Avokati në fund ka theksuar se EULEX-i nuk ka nevojë të merret më rastet e ashtuquajtura “të profileve të larta”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...