Foto: Koha / arkiv

Qeveria në nëntor synon t’i hapë zyrat e regjistrimit civil në veri

29 Shtator 2016 - 07:18      

Qeveria e Kosovës planifikon që gjatë muajit nëntor në veri t’i hapë zyrat e para të regjistrimit civil në të cilat do të lëshohen dokumente të Republikës së Kosovës.

Zyrtarë qeveritarë të përfshirë në dialogun e Brukselit kanë thënë se janë pajtuar që Serbia të mos i pengojë serbët të punojnë në këto zyra, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në veri vazhdojnë të jenë funksionale organet paralele të cilat lëshojnë dokumente për llogari të shtetit të Serbisë. Kjo nuk e ka penguar qeverinë që shumicës së këtyre ish-pjesëtarëve t’u japë kontrata pune. Madje shumë prej të integruarve marrin paga pa punuar, pasi ende nuk u janë krijuar vendet e punës.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se shumë shpejt do të hapen zyrat e para të Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe të Gjendjes Civile në të gjitha komunat veriore. Sipas saj, do të hapen 6 zyra në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan.

“Tri nga këto zyra do të kryejnë shërbime për pajisje me dokumente si: letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer dhe tri zyra të tjera do të kryejnë shërbime për regjistrimin e automjeteve. Ndërsa zyrat për shërbimet e lartpërmendura që janë funksionale në Mitrovicë – Veri, vetëm do të plotësohen me staf të integruar”, ka thënë ministrja Tahiri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...